Produkte

Pinsa Romana

Një nga produktet tona më karakteristike, e frymëzuar nga tradita romake. Pinsa D’Oro dallohet për brumin e lehtë, aromatik dhe krokant në sipërfaqe, ndërsa mbetet e butë dhe e ajrosur në brendësi.

E përgatitur me kujdes dhe me një proces fermentimi që i jep brumit strukturën dhe shijen e veçantë, Pinsa është zgjedhja ideale për një eksperiencë autentike italiane.

Burger

Një burger i mirë fillon nga buka e duhur. Burgers të Bruma D’Oro janë të buta, të ajrosura dhe të qëndrueshme, të krijuara për të plotësuar në mënyrë perfekte çdo kombinim për burger.

Me teksturë të butë dhe strukturë që mban përbërësit pa humbur cilësinë, janë ideale për restorante, fast food, catering dhe kuzhina profesionale.

Ciabatta

Një klasik i kuzhinës italiane, i sjellë në versionin artizanal të Bruma D’Oro.

Ciabatta jonë karakterizohet nga korja e lehtë dhe krokante, brendësia e ajrosur dhe aroma autentike e bukës së freskët. E përshtatshme për sanduiçe, bruschetta, antipasta apo për t’u shijuar thjesht e freskët.

Pizza

Brumë i përgatitur për të krijuar bazën perfekte të një pice të mirë.

Me strukturë të ekuilibruar, aromë të këndshme dhe përpunim të kujdesshëm, produktet tona për pizza janë krijuar për t’u dhënë profesionistëve një bazë cilësore dhe të qëndrueshme, gati për t’u kthyer në një pizza të veçantë.

Pasta

Pasta e freskët është një nga format më të bukura të traditës italiane.

Bruma D’Oro sjell pasta të përgatitura me kujdes, duke ruajtur teksturën, shijen dhe karakterin e produktit artizanal. Ideale për një shumëllojshmëri recetash, nga pjatat klasike italiane deri te krijimet moderne.

Croissant

Delikatesë, aromë dhe teksturë në çdo shtresë.

Croissant-et e Bruma D’Oro janë krijuar për të sjellë atë ndjesinë e veçantë të një mëngjesi të freskët: shtresa të holla, teksturë të lehtë dhe shije të pasur. Një zgjedhje ideale për bare, hotele, pastiçeri dhe ambiente profesionale.